“Çunat” e Londrës zënë burgjet shqiptare /Anglia,1.5 milionë paund për transportin e tyre

Marrëveshja e firmosur midis qeverisë në Tiranë dhe asaj në Londër për kthimin në atdhe të të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Britaninë e Madhe, ka nisur nga zbatimi në termat financiarë. Kështu raporton “The Independent”, teksa në një artikull të botuar rishtazi bëhet me dije se 37 mikrobusë dhe automjete elektrike me kosto 1.5 milionë paund i janë dhënë Shqipërisë, si pjesë e marrëveshjes.

 

Gazeta “The Independent” e Londrës zbulon të tjera detaje nga marrëveshja mes Qeverisë Angleze dhe asaj shqiptare për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare. Kjo marrëveshje përfshin edhe ndihmën prej 1,5 milion stërlina për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në Shqipëri. Këto para thotë “The Indipendent” do të përdoren për blerjen e 15 makinave elektrike dhe 22 furgonëve për transportin e efektivëve të policisë së burgjeve. Ministria e Drejtësisë Angleze do të paguajë rreth 8 milion stërlina, përfshi edhe fonde të tjera nga Home Office për këtë marrëveshje të transferimit të burgosurve, e cila u finalizua në Londër, muajin e shkuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Marrëveshja parashikon transferimin e më shumë se 200 të burgosurve shqiptarë, aktualisht në burgjet angleze, të dënuar me mbi katër vite burg. Alex Chalk sekretar shteti për drejtësinë ne qeverinë angleze tha se “publiku ka pritshmëri që të huajtë ta vuajnë dënimin në vendet e tyre jo në burgjet tona me koston e paguar prej taksapaguesve anglez. Në burgjet angleze sipas statistikave vuajnë dënimin bashkë me ata në paraburgim mbi 1400 shtetas shqiptarë. Shumica të dënuar për përfshirjen në shtëpitë e barin. Ndërsa 17 prej tyre të dënuar për vrasje.

Lexo edhe :  Aldo Bare kërkon të përfitojë ulje dënimi

Marrëveshja

Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar marrëveshjen më 22 maj të këtij viti për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull. Në këtë kohë zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze konfirmoi se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj. Marrëveshje është udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ku parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet. Aktualisht në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536 mes tyre 17 persona dënuar për vrasje./kb