Paga 6-shifrore, tre punët më të kërkuara në Google në Amerikë që nuk kërkojnë diplomë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerikanët po kthehen në punë që nuk kërkojnë një diplomë dhe janë të fokusuar në gjetjen e një pune më fleksibël pa diplomë, por edhe me paga gjashtëshifrore. Sipas të dhënave të Google Trends të publikuara në CNBC Make It, kërkimet për “punë pa diplomë” ndodhen n në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit.

Rreth 75% e vendeve të punës në SHBA që ofrojnë fitime mbi 35,000 dollarë në vit kërkojnë një diplomë bachelor. Megjithatë, vetëm 38% e amerikanëve kanë një diplomë bachelor, siç thekson drejtoresha e marketingut e Google, Lisa Guebelber.

Është një hendek që përbën një “problem të madh” për kompanitë, të cilat po përballen me mungesë të stafit, por edhe për punëtorët, të cilët po përpiqen të menaxhojnë efektet e inflacionit në përditshmërinë e tyre.

Kërkimet në Google tregojnë se njerëzit janë më të emocionuar për punët që u japin atyre mundësinë për të udhëtuar, orar fleksibël dhe aftësinë për të qenë shefi i tyre.

Për nëntorin, 3 kërkimet më të shumta të amerikanëve në Google për punë ishin:

Ndërmjetësi
Noteri (kryen disa nga detyrat e noterëve, por sistemi ligjor i SHBA është i ndryshëm)
Agjent udhetimesh

Në SHBA, megjithëse këto tre role kërkojnë një diplomë të shkollës së mesme, ato nuk kërkojnë zyrtarisht një diplomë kolegji. Megjithatë, për të marrë certifikatën dhe licencën për ushtrimin e një profesioni, të interesuarit do të duhet të bëjnë disa provime./E.Ç

Të fundit

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV