Rriten sërish aksidentet, INSTAT: Në tetor 16.7 për qind më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten edhe në tetor. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave raportojnë se muajin Tetor 2023 numërohen 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në muajin Tetor 2022.

“Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 16,7%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij viti me përjashtim të muajve janar, mars, prill dhe maj në përgjithësi çdo muaj ka rezultuar me rritje të numrit të aksidenteve në raport me muajin respektiv të vitit paraardhës.

Sipas INSTAT në tetor aksidentet rrugore, në 83,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Por cila është grupmosha që rezulton në këtë muaj si më problematike në timon.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

INSTAT vlerëson se nga të dhënat e përpunuara në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2 %.

“Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00 duke zënë secila nga 22,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, nënvizon INSTAT.

“Në dhjetëmujorin e vitit 2023, numërohen 961 aksidente rrugore nga 968 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 0,7%.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Numri i të aksidentuarve është 1.319 persona nga 1.362 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 12,0% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për dhjetëmujorin është ulur me 9,4%”, thuhet në njoftim./MONITOR/   S.M

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV