A po konfirmon Adele më heshtjen, zërat për martesë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Statusi martesor i Adele ka qenë një ndër thashethemet e internetit përgjatë këtij viti. Teksa 2023 i afrohet mbylljes, këngëtarja i ka heshtur vetë zërat duke konfirmuar se është Znj. Rich Paul. Ose ndoshta ai është Z. Adele.

Njoftimi erdhi në formën “alla Adele”, pa një lajmërim për mediat apo një postim të mirëmenduar në Instagram. Këngëtarja u gjend në publik gjatë shfaqjes së fundit “stand up” të mikut të saj, komedianit Alan Carr.

Gjatë shfaqjes, Carr pyeti publikun nëse ndonjëri ishte martuar kohët e fundit dhe Adele thirri “Unë!”, deklaruan disa prej të pranishmëve.

Detajet se ku dhe kur kanë ndodhur betimet nuk dihen ende, por që prej Shtatorit Adele i referohet agjentit sportiv si “bashkëshorti”. Madje ajo ka shprehur edhe dëshirën për fëmijë të tjerë. “Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar me të. Dua më shumë fëmijë”, tha ajo gjatë një interviste në vitin 2022. /O.S

Të fundit

1 gusht 1291 – Formimi i Konfederatës Zvicerane

Në fundin e shekullit XIII, territoret alpine që sot përbëjnë Zvicrën ishin pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake. Këto...

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja...

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019,  njoftoi sot kryeministri Edi Rama. Përmes...

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë një sallë vallëzimi masive për...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Lajme të tjera

Web TV