4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc, ndërsa martesat e dyta vetëm 31% çifte kanë shanse që t’i drejtohen dyerve të gjykatave për ndarje.

Por, si shpjegohet ky fenomen? A është mundur që njerëzit që martohen për herë të dytë janë më të lumtur? Ekspertët rendisin katër arsyet e bukura që në njëfarë mënyre konfirmojnë se martesat e dyta mund të jenë më të mirat!

#1 Praktika i bën çiftet më të përsosur

Martesat e dyta, sigurisht që kanë standardin e përvojës! Pas divorcit të parë, çiftet priren që të jenë më të orientuar ndaj kufijve, problemeve apo konflikteve që sjellin situata të caktuara sepse ata tashmë e dinë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Martesat, me gjithë kombinimin e faktorëve janë realisht një recetë e vërtetë suksesi.

#2 Të dy bashkëshortët e njohin veten më mirë

Martesat e dyta janë shpesh martesa më të lumtura, sepse njerëzit kanë mësuar të mos përsërisin gabimet e së kaluarës. Partnerët e njohin më mirë veten dhe njëri-tjetrin dhe si pasojë ata nuk rimartohen që të përfundojnë sërish në divorc, por që të jetojnë statusin e ri në çdo dimension.

#3 Çiftet duan ta bëjnë martesën në mënyrën e duhur për herë të dytë

Partnerët në një martesë të dytë janë më të orientuar drejt dëshirës që kjo lidhje të funksionojë. Kjo nuk do të thotë se martesat e para janë dështim, por njerëzit e martuar sërish e përjetojnë këtë dëshirë në një nivel tjetër. Pasi kanë përjetuar tashmë fundin e një martese, çiftet në martesat e dyta kanë më shumë vendosmëri për të mos e marrë çdo gjë si të mirëqenë.

Lexo edhe :  Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

#4 Çiftet kanë ndjenjë mirënjohjeje të theksuar

Martesat e dyta janë një shans i dytë për jetën, dashurinë, familjet etj. Ndaj, mirënjohja është një ndjesi që i plotëson çiftet që vijnë nga një divorc i parë duke hequr dorë nga kaosi dhe zhgënjimi dhe duke krijuar një vizion të ri për të ardhmen si çift./E.Ç

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV