Ja ç’tregon parfumi i preferuar për ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besohet se përmes parfumit mund të njihni pak më mirë dikë. Në vijim gjeni kategoritë e notave të parfumeve dhe përshkrimet përkatëse lidhur me kategorinë e njerëve që zgjedhin këto aroma.

Agrume (qitro, portokall, limon etj): Zakonisht, ata që zgjedhin një aromë të tillë kanë një sens “të egër” humori dhe u pëlqen të flirtojnë me sharm. Gratë janë femërore pa qenë shumë vajzërore dhe flirtuese, pa qenë tepër romantike.

Gourmand (vanilje, çokollatë, kafe, lajthi etj): Njerëzit që preferojnë këto aroma, veçanërisht vaniljen, priren të jenë të gjallë dhe energjikë. Dikush mund t’i përshkruajë si “shpirti i festës”. Ata e duan vallëzimin, pijen, takimin me njerëz të rinj dhe preferojnë të dalin nëpër qytet sesa të qëndrojnë në shtëpi.

Dru: Këto aroma portretizojnë një njeri me këmbë në tokë, që do natyrën dhe aromën e barit të fresktët, pishave dhe erën e tokës pas shiut. Adhuruesit e drurit të sandalit kanë pritshmëri të mëdha për veten dhe të tjerët.

Lule: Aromat e luleve thonë se jeni një person shumë miqësor dhe i hapur. Edhe pse kryesisht janë gratë ato që zgjedhin parfume me aromë lulesh, nuk është një aromë e pazakontë as tek burrat.

Ujë/det: Nëse doni aromat ujore me nota detare dhe të kripura, do të thotë se jeni shpirt i lirë, casual, por sërish elegant dhe intelektual. Të ekuilibruar dhe të dashur ndaj natyrës, njerëzit që duan aromat ujore zakonisht u shmangen “xhunglave” urbane dhe ideja e tyre për një festë të përsosur është një ishull i largët me një bibliotekë. Adhuruesit e parfumeve ujorë priren të jenë spontanë.

Oriental: Notat pikante, të ngrohta dhe me myshk përbëjnë parfumet me aromë orientale. Nëse jeni të prirur të mbani parfume si këto, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni një buf nate, me guxim dhe sensualitet. Entuziastët e aromave orientale janë pak impulsivë, pak të ndjeshëm dhe kanë prirje artistike.

Lexo edhe :  “E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Fruta: Zakonisht ata që mbajnë parfum me nota frutash (shalqi, frut-pasioni, qershi, mollë etj) konsiderohen si njerëz optimistë, të këndshëm dhe energjikë që bëhen zemra e festave. Njerëzit që mbajnë parfume me aromë frutash priren të jenë më nervozë, të çuditshëm dhe pesimistë. Gjithashtu zakonisht janë ironikë dhe të bezdisur.

Sportive (përzierje e notave të agrumeve me diçka drunore ose bimore): Aromat sportive janë krijuar posaçërisht për të qenë një adrenalinë në shishe. Ato kanë tendencën të përshkruajnë një njeri me karakter aktiv dhe punëtor.

E gjelbër (nota të kastravecit, borzilokut, çajit jeshil): Ju preferoni të jeni të sofistikuar dhe me klas, por gjithashtu të keni një dramë të vogël në jetën tuaj./E.Ç

Të fundit

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan...

“Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu...

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të...

Situata me zjarret/ 17 vatra aktive, 1000 forca në terren, mbështetje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe...

Durrësi po vuan ujin e pijshëm, bashkia me arrogancë ndaj bizneseve

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PL-së në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, dha sot një deklaratë ku denoncoi dukurinë e mungesës së ujit të pijshëm...

Lajme të tjera

Web TV