Shkencëtarët shprehin shqetësimin: Më duket e dyshimtë që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas hulumtimeve të fundit, vrima në shtresën e ozonit të Antarktikut është thelluar gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht një ndalimi global të kimikateve të dëmshme.

Shtresa e ozonit, e vendosur midis 11 dhe 40 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, filtron pjesën më të madhe të rrezatimit ultravjollcë të Diellit, i cili mund të shkaktojë kancer të lëkurës dhe katarakt.

Në vitet 1970, u zbulua se freonet (klorofluorokarbonet, CFC-të), dikur të përdorura gjerësisht në aerosole dhe frigoriferë, po shteronin nivelet e ozonit, duke krijuar vrima kryesisht në rajonin e Antarktikut.

Në Montreal, në vitin 1987 u miratua Protokolli i Montrealit, në të cilin vendet nënshkruese morën përsipër të reduktonin përdorimin e freonit me 50%. Në janar, një vlerësim i madh, i mbështetur nga OKB-ja, tregoi se marrëveshja po funksiononte. Ekspertët kanë anashkaluar që shtresa e ozonit mbi Antarktidë duhet të kthehet në nivelin e vitit 1980 rreth vitit 2066

Ata treguan se vrimat më të vogla mbi Arktik duhet të rikuperohen deri në vitin 2045, dhe në pjesën tjetër të botës në rreth dy dekada. Por studimi i fundit tregon se pavarësisht rënies së niveleve të CFC-së, ende nuk ka pasur një ulje të ndjeshme në zonën e mbuluar nga vrima e ozonit në Antarktik.

“Gjatë gjashtë nga nëntë vitet e fundit, ne kemi regjistruar sasi vërtet të ulëta të ozonit dhe vrima jashtëzakonisht të mëdha të ozonit. Ndoshta disa procese të tjera po ndodhin në atmosferë tani, me shumë gjasa që lidhen me ndryshimet klimatike, të cilat po reduktojnë rimëkëmbjen,” tha shkencëtari atmosferik Annika Seppala nga Universiteti i Otagos i Zelandës së Re.

Vrima e ozonit mbi Antarktidë zakonisht “formohet” në shtator dhe zgjat deri në nëntor, gjatë pranverës në hemisferën jugore.

Lexo edhe :  Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA?

Shkencëtarët raportojnë se vrima filloi të formohej më vonë në shtator, duke treguar një rikuperim të lidhur me reduktimin e CFC. Por në tetor, kur vrima është zakonisht në maksimumin e saj, nga viti 2004 në 2022, nivelet e ozonit në stratosferën e mesme ranë me 26 për qind, zbuloi studimi.

Fizikania Hannah Kessenich theksoi se Protokolli i Montrealit dhe reduktimet e CFC-së po tregojnë rezultate, por shtoi se të dhënat sugjerojnë se vrimat e mëdha të ozonit mund të mos shkaktohen vetëm nga CFC-të.

Gjatë analizës, ne përjashtuam të dhënat nga viti 2002 dhe 2019, kur kolapsi i papritur i vorbullës polare çoi në vrima shumë më të vogla të ozonit, shtoi Kessenich.

Shkencëtarja e njohur e atmosferës Susan Solomon, e cila nuk mori pjesë në hulumtimin e botuar në revistën “Nature Communications”, beson se studimi i ri duhet parë në kontekstin e viteve të fundit, të cilat, siç thotë ajo, ishin mjaft të pazakonta.

Solomon ka treguar në hulumtimet e mëparshme se vrima e ozonit është zgjeruar me 10 për qind në vitin 2020 për shkak të zjarreve të mëdha pyjore në Australi. Ajo beson se rritja e fundit e vrimës u ndikua edhe nga shpërthimi i madh vullkanik në Ishujt Tonga që ndodhi në vitin 2022.

Klimatologu Martin Jucker nga Universiteti Australian i Uellsit të Ri Jugor është gjithashtu skeptik për rezultatet e studimit të fundit.

“Më duket e dyshimtë që shkencëtarët në fjalë kanë hequr nga studimi të dhënat e viteve 2002 dhe 2019, por jo mes 2020 dhe 2022 kur ka pasur edhe ngjarje të veçanta”, tha ai./e.t

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV