Sulmet e Berishës ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar gjuhën dhe etiketimet e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas KLGJ-së, deklaratat nga persona publikë dhe disa shkrime të publikuara në media cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këto etiketime thotë KLGJ-ja janë të pajustifikuara dhe për pasojë ndikojnë në uljen e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë.

Kjo gjuhë shton KLGJ-ja, synon intimidimin, kërcënimin dhe “ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike”.

Reagimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Lexo edhe :  Rinumërimi në qarkun Tiranë: Detajet e fundit dhe planin në vijim

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë./e.t

Të fundit

Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale!

Po mbahet eventi me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Marrin...

Tensione mes Nokës dhe Spiropalit në Kuvend/ Kryeparlamentarja: Ule atë gisht, përmbahu!

Tensione ka pasur në seancën në Kuvend, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Noka kërkoi që kreut të PD...

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 kandidatë

Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin...

Debatet për Avokatin e Popullit/ Balla-Opozitës: S’mund të thoni “o këtë o rashë e vdiqa”

Opozita ka kërkuar që në seancën e sotme në Kuvend të jetë në rend dite edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, kërkesë kjo e...

Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Apeli i Gjykatës së Posaçme...

Lajme të tjera

Web TV