Tarifat e kompanive celulare në Shqipëri 35% më të lartë se në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tarifa e terminimit të thirrjeve në Shqipëri është 35% më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Konstatimi vjen përmes një analize që i ka bërë kësaj tarife Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Terminimi i thirrjeve mobile (MTR) është një shërbim me shumicë i ofruar nga operatori mobile për t’i mundësuar konumatorëve të rrjetit të tij marrjen e thirrjeve. Tarifa paguhet nga operatorët për thirrjet që i paguajnë njëri tjetrit dhe është një prej kostove thelbësore në ccmimet përfundimtare që paguajnë konsumatorët.  Sipas AKEP, tarifat e terminimit në Shqipëri që prej vitit 2018 është 1.11 lekë për minutë, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Evropian, sipas një fotografimi i që i bën AKEP, rezulton 0.825 lekë për minutë.

Në vitin 2018, AKEP e përcaktoi këtë tarifë tavan në vlerën 1.11 lekë për minutë, duke e llogaritur përmes një formule qe bazohej te mesatarja e BEREC, Bashkësia e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike. Referuar të dhënave të raportit të BEREC, të datës 9 dhjetor 2021, 6 vende (përfshirë Shqipërinë) rregullojnë tarifat e terminimit në rrjetet celulare duke përdorur tarifa benchmark.

Shkak për të cilin, AKEP propozon nga viti i ardhshëm aplikimin e një tjetër formule, jo më e bazuar te mesatarja e BEREC, por te kstot reale të tregut.

Më specifikisht, AKEP parashikon që tarifa e terminimit të zbresë në 1.02 lekë/minuti në fund të marsit të vitit 2024. Pas gjashtë muajsh, në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm, AKEP parashikon që tarifa të zbresë në 0.89 lekë minuti, ndërsa në marsin e vitit 2025, ajo mos të jetë me e lartë se 0.75 minuti, ose 32.4% më e ulët se tarifa që aplikohet që prej vitit 2018./E.T

Të fundit

Shkodër/ Muzikë me zë të lartë, lokali gjobitet me 200 mijë lekë

Ankesa e qytetarëve për ndotjen akustike çon drejt ndëshkimit administratorin e një lokali në Shkodër. Burime zyrtare nga policia vendore...

Mbappe “mbret” i Evropës, sulmuesi francez lë pas Lewandowskin dhe Harry Kane

Kylian Mbappe po jeton një sezon madhështor me Real Madridin, duke e kthyer çdo ndeshje në një spektakël golash.  Superylli francez, tashmë në atë që...

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të...

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104...

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV