Njihuni me tre “bletët punëtore” të zodiakut/ Non-stop në zyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe nëse nuk drejtoni një komapani, nuk do të thotë se nuk kaloni orë të gjata në zyrë duke u përpjekur të kënaqni shefin tuaj. Ndoshta edhe ju është dashur të sakrifikoni pjesë të jetës personale për të mbajtur ritmin në punë, të anuloni plane pas pune apo ftesat për të shkuar në një festë.

Të dish se kur duhet të largohesh nga kompjuteri është një sfidë për të gjithë, por nëse jeni një prej këtyre tre shenjave të zodiakut, ruajtja e një ekuilibri të shëndetshëm jetë-punë nuk është diçka në të cilën shkëlqeni.

Nuk është faji juaj që puna ju kontrollon jetën sepse drejtoheni nga planetët e rregullit si Mërkuri e Saturni ndaj e keni të vështirë ta injoroni. Për ju puna është shpërblim ndaj keni një dëshirë të brendshme që të shkoni përtej limiteve dhe nuk bëni kompromis me diçka që nuk është e përsosur. Shpesh,  kjo qasje është një kosto në kurriz të të dashurve tuaj.

Ndaj nëse njihni dikë që preferon të punojë se sa të dalë, mund t’i përkasë njërës nga tre shenjave më punëtore të horoskopit. Kjo vlen edhe për ata që kanë planetë të vendosur në këto shenja në hartën e tyre astrologjike.

Virgjëresha

Të udhëhequr nga Mërkuri,  planeti që i kushton vëmendje detajeve, Virgjëresha e ka të vështirë të lërë mënjanë një projekt të papërfunduar. Perfeksioniste e lindur, ajo do të anulojë planet e mbrëmjes për të mbaruar çfarë ka nisur. Nëse është nevoja do të punojë gjithë natën sepse këtë bën një shenjë toke.

Bricjapi

I konsideruar shpesh si shenja më punëtore, nuk është habi që renditet në listë. Të drejtuar nga planeti strikt, Saturni, kjo shenjë ka  të injektuar një ndjesi të fortë disipline dhe përgjegjshmërie. Këto cilësi e bëjnë një punonjës të shkëlqyer dhe njëkohësisht, janë arsyeja pse gjen pak ose aspak ekuilibër mes punës dhe jetës.

Lexo edhe :  Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Bricjapi e di se për të arritur synimet, duhet të përpiqet. Dhe nëse kjo do të thotë se nuk do të kenë jetë personale për disa vite në mënyrë që të arrijnë në statusin ku duan, ashtu qoftë.

Ujori

Një shenjë krijuese si Ujori prodhon biznesmenë dhe nuk mund të jesh i tillë nëse nuk jep gjithçka ke. Edhe nëse nuk e ka kompaninë në pronësinë e tij, mund të jetë në një rang të lartë që e ka arritur përmes etikës së fortë të punës dhe ideve të jashtëzakonshme.

Ose, si filantropi i zodiakut, Ujori ndihmon njerëzit në nevojë. Nuk ka rëndësi se çfarë është, këto punë kërkojnë një vëmendje 24/7 dhe kjo shenjë është më e lumtura kur punon jashtë orarit për ta kryer si duhet. Në fund të fundit, udhëheqësi tradicional i tij është Saturni. /O.S

Të fundit

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri...

Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për...

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë. Bashkëdrejtori ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV