Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aktivitetin kriminal të ish-nëndrejtorit të polcisë Erzen Breçani, i cili u arrestua dy ditë më parë.
Mësohet se Breçani është takuar edhe me Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë që ka rrëfyer disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në vendin tonë.
Takimin me Breçanin e ka dëshmuar vetë i penduari i drejtëssië, i cili ka deklaruar se Breçante luante rolin e informtorit në grupin kriminal që akuzohet për trafik drogën ga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.
Dumani tregon se Breçani, ishte shok i ngushtë i Ajetit, (Bujar Gremizit) pasi kishin punuar bashkë në polici në repartin RENEA dhe se e informonte kur policia shkonte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë.
“Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin. 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni.”- thuhet në dëshmiën e Dumanit.
Madje Dumani kujton që Erzeni ishte i shqetësuar pasi kishte mësuar për përgjime që mund të ekspozonin aktiviteti ne grupit kriminal.
“Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi…dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.
Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situatë dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani”dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë….”- shtonte Dumani.
Dëshmia e dumanit në fakt provohet edhe nga një mesazhin zanor i dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56, në aplikacionin “SKY”, ku përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.
SPAK e akuzon Breçanin për pastrim parash dhe djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge. Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë, arrest me burg për Breçanin, ashtu sikurse edhe për 3 të arrestuarit e tjerë./e.t