Sarandë/ Arrestohet kreu i IKMT, lejoi dhe favorizoi ndërtime pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Sarandës ka arrestuar në banesën e tij një zyrtar të lartë pasi më parë Gjykata lokale vendosi për masën e sigurisë arrest me burg për 57-vjeçarin Nasim Hoxha, kreu aktual i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në Sarandë.

Hoxha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar shtetas të ndryshëm të kryejnë ndërtime të paligjshme restauruese, por edhe me karakter konstruktiv në disa zona në Sarandë e periferi të saj. Nasim Hoxha u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Mjegulla” ndërsa hetimet vijonin që prej verës.

Rreth 1 muaj më parë policia e Sarandës ka ekzekutuar urdhrat e prokurorisë për ndalimin e 6 funksionarëve të tjerë lokalë përfshi edhe ish-kryeinspektorin e IKMT Për 3 prej tyre është dhënë masa e arrestit me burg dhe 3 të tjerë gjenden në arrest shtëpie.

Akuzat e lidhura me ta kanë të bëjnë me të paktën 16 ndërtime pa leje të favorizuara në zonën e Ksamilit.

Çështja e ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil është problem i mbarur ndër dekada.

Saranda ka  plot 15 mijë vetëdeklarime të objekteve të ndërtuara pa leje të depozituara pranë Drejtorisë së Kadastrës Shtetërore shumica e të cilave të vendosura në zona rreptësisht të mbrojtura ose shumë pranë vijës së ujit e që ende nuk kanë dokumente pronësie. E gjithë periudha kaotike e zhvillimit urban prodhoi deri në vitin 2013  mbivendosjen e 1300 trojeve të ndërtimit, për pasojë bllokimin e hipotekimit të ndërtimeve që ka sjellë ngurtësimin e gati 1 miliardë eurove. Gjithashtu dhënien në përdorim nga njësia vendore ndër vite të 3500 trojeve që janë bllokuar më pas me akte ligjorë nga instanca qendrore. /O.S

Të fundit

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lajme të tjera

Web TV