Hipotiroidizmi, shenjat dalluese dhe ushqimet më të mira që ju duhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hormonet e çliruara prej saj prekin çdo cep të organizmit. Këtu përfshihet zemra, truri, muskujt dhe lëkura. Tiroidja ka nën kontroll metabolizmin, që ndikon temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe rregullon djegien e kalorive.

Nëse tiroidja nuk prodhon hormone të mjaftueshme, trupi prodhon më pak energji dhe shton në peshë. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.
Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.
Në këtë artikull do të mësoni për trajtimet më të mira natyrale kundër kësaj sëmundjeje.

Regjim i balancuar ushqimor

Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.
Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin.
Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.
Ushqimet që duhen shmangur

Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.
Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.

Yndyrna të shëndetshme

Sipas të dhënave, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.
Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve.
Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.
Gluteni

Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.
Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./E.Ç

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV