Paris Hilton, nënë për herë të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paris Hilton dhe bashkëshorti, Carter Reum janë bërë sërish prindër, këtë herë me një vajzë. Paris publikoi një foto në Instagram, ku shkroi: “Falenderuese për bebushen time” dhe tregoi se emri i vajzës është London.

Vajza erdhi në jetë nga një nënë surrogate, njësoj si djali i çiftit, i quajtur Phoenix.

Paris dhe Carter e mbajtën sërish sekrete lindjen e vajzës. Ata kanë bërë të njëjtën gjë me lindjen e Phoenix për arsye se donin ta mbanin privat lajmin e bukur.

“Ishim shumë të lumtur dhe donim t’ua tregonim familjarëve, por ishim edhe shumë nervozë sepse nëse ia thua dikujt, ky personi ia thotë dikujt tjetër dhe papritur, përfundon në “TMZ” ose “Page Six” dhe e kam kaluar mjaftueshëm në jetë këtë (situatë)”, rrëfeu Paris. “Kështu, unë dhe Carter bëmë një pakt që nuk do t’ia tregonim askujt”, u shprehën asokohe./E.Ç

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV