Kur do anëtarësohemi në Bashkimin Europian? KE jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria përfundon me sukses procesin “screening” një hap ky drejt integrimit në Bashkimin Europian. Komisioni Europian ka dhënë një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit në këtë drejtim.

Kjo është bërë e ditur edhe nga zyrtari i lartë Marc Jorna, Kryetar i Task Forcës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për procesin analitik ‘screening’ në Komisionin europian me anë të një postimi në X.

“Përfundoi screening me Shqipërinë. 94 ditë takime, mbi 1000 zyrtarë të Komisionit të përfshirë. Vlerësim pozitiv i përgatitjes së vendit, i vizionit të qartë për rrugën drejt anëtarësimit. Urime për këtë hap të parë në negociatat tuaja të pranimit”.

Edhe ambasadorja shqiptare në bashkimin europian ka bërë një postim ku vlerëson arritjet e shqipërisë në rrugën drejt integrimit.

“Përfundoi me sukses faza e parë negociatave të anëtarësimit. 14 muaj punë të përkushtuar. 70 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. 777 prezantime nga + 1000 ekspertë shqiptarë”

Me procesin “Screening” vendi yne mbyll grupkapitujt për vlerësimin e bazës ligjore që ka tashmë në zbatim Shqipëria në sektorë të ndryshëm./E.T

Të fundit

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Lajme të tjera

Web TV