Laç/ Bombola e gazit i vë flakën shtëpis, dy persona pësojnë djegie në trup

Një banesë është përfshirë nga flakët në Laç, ku si pasojë kanë pësuar djegie në trup dy persona.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:30, ku banesa ka marrë flakë nga shpërthimi i një bombule gazi.

Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës./O.S