Margot Robbie: Mendoj se “Barbie” e përmbushi misionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi “Barbie” mund të mos ketë një vazhdim.

Margot Robbie, aktorja protagoniste dhe producentja e filmit mendon se nuk do të ketë një pjesë të dytë të filmit hit të verës. “Mendoj se i dhamë të gjitha te ky film. Ne nuk e krijuam që të ishte një trilogji apo diçka e tillë. Greta Gerwig dha gjithë energjinë në këtë film kështu që s’e imagjinoj se çfarë do vinte më pas”, tha ajo për Associated Press.

Filmi ndjek udhëtimin e kukullës ikonike në botën e vërtetë pasi ajo nis të mos funksionojë më, i shfaqet celulit dhe mendon për veten ndërkohë që jetonte në tokën e Barbieland.

“Mendoj se më thelbësorja për mua është se filmat origjinalë mund të jenë një sukses. Nuk ka nevojë për një prolog apo një vazhdim. Mund të jetë tërësisht origjinal. Mund të jetë i suksesshëm duke i dhënë buxhetin e madh për të qenë i tillë”.

Robbie sqaroi edhe kritikat e të paturit kryesisht frymë femërore në film. “Kjo nuk do të thotë se filmi nuk do t’i arrijë të gjithë parametrat, gjë që është një koncept i gabuar që njerëzit kanë ende. Kështu që është e rëndësishme që ‘Barbie’ ia doli”, shtoi ajo.

Filmi ka arritur më shumë se 1.4 miliardë fitime në rang global dhe ka shkurorëzuar “Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2” si filmin më fitimprurës të Warner Bros./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV