Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen këtë periudhë virozash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dish se çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar, do të thotë se jeni duke ndihmuar trupin që të mos preket nga bakteret dhe virozat e sezonit.

Në fakt ka shumë ushqime, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit, por në këtë artikull do të përmendim ato më kryesoret që janë edhe produkte të stinës.

Spinaqi është një burim i madh i vitaminës C dhe acidit folik, prandaj kontribuon në mbrojtjen e trupit ndaj baktereve. Kjo perime jeshile është e aftë gjithashtu të mbajë trupin të hidratuar mirë

Brokoli ka veti anti- inflamatore dhe njihet si një burim i shkëlqyer i kripërave minerale, duke qenë kështu një aleat thelbësor kundër gripit.

Rekomandohet të gatuhen në avull, duke i shtuar shijen me pak kripë dhe vaj ulliri, pasi në këtë mënyrë ruajnë të pandryshuara vetitë e tyre organoleptike.

Ngrënia e hudhrës pengon rritjen e baktereve. Gjithashtu ajo është një nga ushqimet që përmirëson sistemin imunitar.

Hudhrat përmbajnë squfur, e cila është një substancë që pengon rritjen e baktereve dhe mban të pastër sistemin tretës. Ndaj ata që e përfshijnë hudhrën në dietat e tyre ushqimore kanë një rrezikshmëri 50% më pak, për t’u prekur nga sëmundjet sezonale.

Shega është jo vetëm një aleat i shkëlqyer për lëkurën, por edhe një frut i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe vitamina.

Këto veti e bëjnë atë një frut perfekt për të luftuar ftohjen dhe gripin dhe në përgjithësi për parandalimin e sëmundjeve të stinës. Konsumoni 1 ose 2 çdo ditë në këtë periudhë të vitit dhe të jeni të sigurt se bakteret ndodhen larg organizmit tuaj.

Mjalti konsiderohet një ushqim i shkëlqyer për shërimin e disa lloj sëmundjeve, por veçanërisht përmendet për mbrojtjen e trupit ndaj virozave.

Lexo edhe :  Dhimbja në fundshpinë, çfarë e shkakton dhe si ta shmangni?

Ai përmban vitamina A, B, C dhe minerale të shëndetshme si bakër, hekur, fosfor, selenium, acide yndyrore të pangopura dhe kalcium.

Marrja e një luge çaji mjaltë në mëngjes me stomakun bosh, do të ndihmonte në parandalimi e infeksioneve./  S,M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV