Shqiptarët “pushtojnë” edhe New York-un në Ditën e Flamurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në mbarë botën.

Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe kryeqendrën më të famshme botërore Time Square në New York.

Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New Yourk-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit.

I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.

“Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shikosh të valëvitet flamuri shqiptar në zemër të Amerikës.

Sot ka qenë një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe më vjen mirë të përshëndes komunitetin shqiptar, një komunitet që ia ka dalë mbanë dhe është integruar këtu në Amerikë. Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit”, tha ambasadori Bushati.

Ndërkohë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë ambasadori, Ervin Bushati u nderuar me titullin “Qytetar nderi i Bronx -it”.  /   S.M

   

Të fundit

E qëlluan me thikë në Londër, dy 21-vjeçarët dënohen për vrasjen e shqiptarit (FOTO)

Dy të rinj nga Tottenham janë shpallur fajtorë për vrasjen e shtetasit shqiptar Ervin Baraku, i cili u godit...

“PD shpalli ‘tradhtarë’ numëruesit e vet, ‘firmosi’ numërimin elektronik”

JAKIN MARENA Brenda Partisë Demokratike ka nisur një përplasje e fortë dhe me pasoja aspak të mira në lidhje me ‘tradhëtinë’ e numëruesve demokratë...

Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg duke blerë Euro, por nuk ka efekt!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

Izrael-Iran, SHBA merr vendimin e parë pas situatës!

Pentagoni po zhvendos anije luftarake dhe burime të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit dhe të trupave...

Vuçiç: Kemi surpriza nga dy vende për pavarësinë e Kosovës

Në Pragë, ku po merr pjesë në punimet e forumit të lartë GLOBSEC, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të hzvillojë edhe një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV