Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dosja e vrasjeve në Tropojë/ Zylfie Haklaj paralajmëron fundosjen e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 30-vite kanë ndodhur shumë krime politike dhe ata që kanë gisht sot janë ende në Parlament, pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë. Por Prokuroria e Posaçme (SPAK) hodhi për herë të parë në histori para disa muajsh një hap të rëndësishëm për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, siç është dosja “Tropoja”.  Vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkak urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”. Vetë Zylfie Haklaj ka paralajmëruar ekskluzivisht për gazetën “SOT” se fundi i Sali Berishës është shumë afër. Sipas saj, do të jetë pikërisht dosja “Tropoja” që do të çojë pas hekurave ish-kryeministrin. “Në radhë të parë duam t’ju falënderojmë  ju dhe një pjesë të mediave që keni qenë zëri jonë në kohen qe drejtësia nuk ka funksionuar. Kjo është arsyeja që ne jemi prononcuar në media. Besojmë që SPAK do ta çojë deri në fund punën e nisur. Po të ishte një njeri normal do të tronditej nga viktimat qe ka shkaktuar në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë, por ai është një qen i tërbuar që jo vetëm nuk po shpreh keqardhje por po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara. Për shkaqet dhe nisjen e vrasjeve qe ky monstër na ka shkaktuar, tani fjalën e ka drejtësia”, u shpreh Zylfie Haklaj në një prononcim për gazetën “SOT”.

Flet avokati i dosjes “Tropoja”

Për të folur më shumë rreth dosjes që ndodhet në SPAK, gazeta ka kontaktuar dhe avokatin e familjes Haklaj Idajet Beqiri. “Ky vend pas 30 vjetësh po e prish folenë e grerzave dhe tani ato nuk dinë ku të shkojnë pasi atë fole nuk e kanë më. Kjo do të thotë se ato krime që ka bërë kjo politikë në këtë vend tani kjo situatë është ndalur. Në popull po krijohet bindja se asgjë nuk do të mbetet pa u zbuluar ose pa u ndëshkuar. Krimi i Tropojës duhet të zbardhet nga mjegulla e dendur që i hodhën institucionet e shtetit. Berisha ka pasur Ilir Metën kryeministër dhe shumë vrasje në Tropojë janë bërë në bashkëpunim me të. Vrasjet në Tropojë duke kombinuar hakmarrjen dhe politikën me ndihmën e institucioneve të shtetit i ka bërë Berisha dhe Meta, ku në një takim në Rogner kanë shprehur për vrasjet dhe shfarosjet që do të bëheshin në Tropojë. Duke mbjellë hakmarrjen ata do të bënin atë kasaphanë me 200 varre me djem dhe vajza të reja. Dosja e Haklajve është një varr i madh që e turpëron Shqipërinë”, tha Beqiri. Avokati foli dhe për dëshminë që dha në SPAK para disa muajsh të Aishe Haklajt në SPAK. “Këto dosje kishin mbetur të pluhurosura në Prokurorinë e Tropojës dhe kishin mbetur aty të pezulluara. Politika e kohës i kishte lënë të bllokuara këto dosje, duke mos lejuar hapjen e tyre. Këto dosje të familjes, por edhe të disa dëshmitarëve okularë i kam studiuar. Në këtë dosje përfshihet edhe Izet Haxhia, i cili ka qenë i pranishëm dhe i ka dëgjuar vetë disa gjëra. Pasi SPAK regjistroi këtë denoncim penal nisi të merrej me këtë dosje. Janë 4 persona të familjes Haklaj që kanë paditur dhe ata duhet të paraqiten për të dhënë deklaratat e tyre në SPAK, por këta persona nuk vijnë pasi ata kanë kërkuar azil politik në Suedi. Kur Suedia pyeti këtu se sa persona ishin vrarë nga familja Haklaj pyeti prokurorinë: Sa persona ishin vrarë nga kjo familje dhe sa persona të dënuar kishte për këto? Prokuroria u përgjigj se ishin 14 vrasje dhe asnjë person i dënuar. Aishe Haklaj ishte dëshmitare për vrasjen e Fatmir Haklaj dhe i ka parë vrasësit e vëllait të saj. Pjesëtarët e tjerë të familjes që ndodhen në Suedi do të dëshmojnë në gjykatën atje. SPAK më kërkoi që të organizoja kallëzimet. Në kushtet që ndodhej e gjithë familja duhet që Aisheja të vinte në një mënyrë të fshehtë për të dëshmuar. Pasi rashë dakord me SPAK i mora të gjitha masat në mënyrë të fshehtë për mbërritjen e saj”, u shpreh avokati.

Të fundit

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër/ Çfarë duhet të bëni

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet...

Luiz Ejlli shkon në “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtari Luiz Ejlli do të shkojë mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ai do të shkojë në këtë spektakël si i ftuar special. Luiz...

Spanja nën pushtetin e përmbytjeve, mobilizon mijëra forca ushtarake në zonat e prekura

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin...

Ky është shteti me fuqinë më të madhe të ndikimit në zgjedhjet në SHBA

Gazetari shqiptar në SHBA, Dorand Vojka, është shprehur se Izraeli është fuqia më e madhe që ndërhyn në zgjedhjet në SHBA, përmes lobeve të...

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron!

Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV