Vajza e buzëqeshur që shihni në foto është një nga pengjet e Hamasit, e cila u mbajt rob për 55 ditë me radhë.
Ajo quhet Mia Schem, 21 vjeçe dhe shfaqet e buzëqeshur teksa transportohet nga një fugon i Kryqit të Kuq, i cili po del me shpejtësi nga Gaza drejt kufirit me Izraelin.
Ajo u la i lirë së bashku me 40-vjeçarin Amit Soussana, një tjetër peng i Hamasit.
Më shumë pengje pritet të lirohen këtë mbrëmje, megjithëse nuk kemi asnjë konfirmim për diçka të tillë/kb