“Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, ministri Balla: 29 të arrestuar brenda 72 orëve

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se në 72 orët e fundit janë arrestuar e proceduar penalisht 72 persona.

Balla tha se arrestimet dhe procedimet janë kryer në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Ai shton se goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrotjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimini tyre.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

29 të arrestuar dhe të proceduar në 72 orët e fundit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.  Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrotjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimini tyre. #PaketaeSigurisë shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës./E.T