Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier/ Të moshuarit rrëfejnë momentet e panikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në Fier, 50 të moshuar që jetojnë në këtë institucion, janë strehuar në spitalin rajonal të Fierit.

Ata vlerësojnë njëzëri përkujdesjen e stafit përgjatë gjithë natës teksa presin rikthimin në strehën e tyre.
Ndërkohë sipas shefit te pranim-urgjencës, doktor Blendi Dhespollari fillimisht në spital janë sjellë 16 banorë të shtëpisë së moshuarve, të cilët janë paraqitur me parametra jetike normale, pa probleme djegie, pa gjendje lipotimie, koshientë, por vetëm të frikësuar. 2 prej tyre janë futur në terapi si rrjedhojë e diagnozave kronike nga të cilat vuanin, astma bronkiale dhe krizë hipertensive. Aktualisht janë të stabilizuara dhe të 50 banorët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, duke pritur rikthimin në godinën e tyre. Një e moshuar, tregoi momentet e panikut kur ra zjarri.

“U tremba. Kishte shumë tym, s’do dilja dot. Dua që të ikim nga këtu, të na rregullohet shtëpia jonë.”, tha një e moshuar. Ndërkohë, një tjetër i moshuar, nga shtrati i spitalit tregoi se si kishte humbur ndjenjat në korridorin e azilit pasi ishte asfiksuar nga tymi./E.T

Të fundit

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që...

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për dasmën...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

Lajme të tjera

Web TV