“Denonco dhunën”,Protestë edhe në Tiranë për vrasjen e Liridonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra qytetarë kanë dalë këtë të diel në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.

“Ndal femicidit”, “denonco dhunën”, “drejtësi për Liridonën’, janë disa nga pankartat që të rinjtë mbajnë në duar, bashkë me foton e Liridona Ademaj Murselit, gruas që u vra nga bashkëshorti, me një skenar si në filma.

Dhjetëra qytetarë kanë dalë këtë të diel në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.

‘Ndal femicidit”, “denonco dhunën”, “drejtësi për Liridonën’, janë disa nga pankartat që të rinjtë mbajnë në duar, bashkë me foton e Liridona Ademaj Murselit, gruas që u vra nga bashkëshorti, me një skenar si në filma.

Ndërsa në Prishtinë, protesta u zhvillua para gjykatës, gjatë kohës kur po mbahej seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e nënës së dy fëmijëve. “Pa paqe, nuk ka siguri”, “gratë janë në luftë”, ishin thirrjet e aktivistëve.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, bazuar në rrëfimin e Naim Murselit. Policia tha se viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri.

Por me arrestimin e bashkëshortit të viktimës dhe bashkëpunëtorit të tij, Granit Plavës, rezultoi se Naimi kishte organizuar skenarin për vrasjes e gruas. Ai i kishte ofruar 30 mijë euro Plavës për të ekzekutuar Liridonën, në sy të fëmijëve të mitur. I përfshirë në ngjarje është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së./O.S

Të fundit

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV