Durrës/ Koçiu në Qendrën e rikonstruktuar të Zhvillimit Rezidencial: Mjedis familjar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përuruar rikonstruksionin e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës e cila funksionon 24 orë në 7 ditë të javës duke ofruar shërbim rezidencial për persona me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të këtij investimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është mundësuar krijimi i ambienteve të përshtatshëm për kategorinë e përfituesve në qendër sipas kushteve bashkëkohore me një mjedis familjar.

Ministrja Koçiu ka vlerësuar përkushtimin e punonjësve të kësaj qendre në aftësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

“Respekt pafund për të gjitha ju, për çdo sakrificë dhe përkushtim që bëni çdo ditë që as nuk e vë në dyshim që bëni super punë me të gjithë fëmijët këtu”, u shpreh Koçiu.

Duke iu drejtuar fëmijëve, ministrja tha se “unë dua që ju vetëm të qeshni, të mos ju shoh sy me lot, se ne jemi të gjithë bashkë këtu për të bërë më të mirën”.

“Ka shumë rëndësi që të ketë frymë në ekip, dëshirë për të punuar bashkë. Për të bërë gjëra të mira dhe ju e dëshmoni çdo ditë me punën që bën. Një falënderim nga zemra për të gjithë punën që bëni. Respekt pa fund për ju”, tha ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Qendra e Zhvillimit Rezidencial  Durrës ka si synim evidentimin dhe plotësimin e nevojave bazë për PAK, respektimin e të drejtave të përfituesve, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe integrimin e tyre në jetën sociale me qëllim shmangien e përjashtimit social.

Kjo qendër funksionon me ekip multidisiplinar dhe ofron shërbime të ndryshme si, akomodim, përkujdesje, aktivitete sociale, edukative, terapi integrimi në shoqëri, shërbim shëndetësor, mbështetje psikosociale, shërbime psikomotore, fizioterapi, ortofoni, terapi okupacionale, terapi zhvillimi, shërbime bazike, aktivitet social kulturor etj.

Lexo edhe :  Rama mesazh socialistëve: Përgatituni për zgjedhjet lokale!

Qendra e Zhvillimit Rezidencial ka një kapacitet prej 45 përfituesish dhe aktualisht janë 38 përfitues të akomoduar, ku 17 prej tyre janë femra dhe 21 përfitues janë meshkuj ndërsa mosha e përfituesve është nga 4 vjeç deri në 31 vjeç./O.S

 

Të fundit

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të...

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka...

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

Lajme të tjera

Web TV