Korça ndez dritat e festave të fundvitit! Nis atmosfera festive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetori i festave nisi në Korçë me dekorin, babagjyshin, elfët dhe një kalendar të pasur me aktivitete që do të zhvillohen në zona të ndryshme të qytetit, për ta bërë sa më të bukur atmosferën e këtij muaji.

Të mbledhur në zonën këmbësore qytetarë të shumtë kanë pritur për të numëruar mbrapsht njëzëri dhe dritat festive janë ndezur duke sjellë atmosferën e veçantë të muajit të fundit të këtij viti.

“Kam dalë të shikoj dritat.  Jam shumë i gëzuar, jam shumë i kënaqur”, u shpreh një qytetar.

“Është një natë shumë e bukur të cilën e presim prej disa ditësh.  Është një gjë e jashtëzakonshme për çdo moshë.  Po e presim me optimizëm fundvitin që është kryesorja për të gjithë ne”, u shpreh një banor tjetër.

“Dekori po më pëlqen shumë dhe e gjithë festa ishte e mrekullueshme.  Deri tani kam parë dekorin e bredhit dhe karuselin”, tha një qytetar.

Risitë në qytetin që prej vitesh është kthyer në destinacionin që përzgjidhet në masë për të kaluar festat e fundvitit, nuk do të mungojnë.

“Përveç atmosferës që krijohet nga zbukurimet e fundvitit do të kemi dhe një kalendar të ngjeshur me aktivitete artistike e kulturore në teatër, në Pazarin e Vjetër, pra Korça do të kthehet në epiqendrën e festimit të festave të fundvitit.  Kemi disa ndryshime në elemente të dekorit, në Pazarin e Vjetër është një dekor fantastik dhe aty do të zhvillohen edhe një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve artistike kulturore”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo.

Krahas ofertës të bashkisë, për ata që do të zgjedhin Korçën gjatë dhjetorit nuk mungojnë as organizimet e ndryshme të operatorëve turistikë me mbrëmjet me muzikë live dhe gatimet tradicionale për të cilat rezervimet kanë nisur herët./O.S

Të fundit

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e...

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, raportohet për të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe...

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë...

Vance: “Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por…”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për bisedime midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në...

Lezhë, sherr për vendin e parkimit, një person transportohet te ‘Trauma

Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lajme të tjera

Web TV