Bardhi pas kaosit në Kuvend: Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë të dhënë për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se opozita nuk lejoi vijimin normal të seancës as gjatë ditës së sotme duke theksuar se sipas tij, opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ai tha se Kuvendi ka humbur legjitimitetin dhe shtoi se aksioni opozitar do të vijojë derisa opozitës t’i garantohen të drejtat kushtetuese.

“Edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në anormalitet, mazhoranca nuk ka asnjë respektim për të drejtat e opozitës. Nuk kemi kërkuar asnjë favor për veten por vetëm që të ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese. Opozitës i mohohet e drejta për të patur përfaqësuesin e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi detyrë që të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë dhe vendimmarrjen e Edi Ramës në kushtet e konfliktit të interesit. Ajo që patë sot ishte vijimi i aksionit tonë për të mos lënë deputetët e mazhorancës të vijojnë punën në seancë. Praktikisht, kjo sallë ka humbur legjitimitetin si vendi ku mblidhen përfaqësuesit e popullit shqiptar”- tha Bardhi/kb

Të fundit

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Lajme të tjera

Web TV