BE paralajmëron: Rrezik i madh nga sulmet terroriste për festat e fundvitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekziston një “rrezik i madh i sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian” gjatë sezonit të ardhshëm të festave, tha një zyrtare e lartë e BE-së.

Komisionerja Evropiane e Çështjeve të Brendshme, Ylva Johansson tha se polarizimi në shoqëri i shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas po rriste rrezikun e dhunës. Deklaratat e saj erdhën disa ditë pasi një turist u godit me thikë për vdekje në Paris.

BE-ja po vinte në dispozicion një shumë prej 30 milionë eurosh për siguri shtesë, tha Johansson. Ajo nuk specifikoi nëse kishte ndonjë informacion specifik për një paralajmërim.

Shumë vende evropiane kanë parë një rritje të krimeve të urrejtjes që kur Hamasi sulmoi komunitetet izraelite, duke lënë rreth 1200 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të mbajtur peng në Gaza. Pushtimi izraelit i Gazës që atëherë ka lënë më shumë se 15,000 njerëz të vdekur, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ministrat e BE-së po takohen pas sulmit vdekjeprurës pranë Kullës Eifel të shtunën, ku një turist gjerman 23-vjeçar i quajtur Collin B u godit me thikë për vdekje dhe e dashura e tij dhe një turist britanik u plagosën.

Në vitin 2020, ai u intervistua nga policia franceze se kishte komunikuar me Abdoullah Anzorov, i cili vrau mësuesin Samuel Paty. Prokurori i Antiterrorit Jean-François Ricard tha se nëna e Armand R kishte ngritur shqetësime për sjelljen e tij, megjithëse nuk kishte prova në atë kohë për të marrë masa të mëtejshme kundër tij.

Gjermania ka qenë gjithashtu në gatishmëri të lartë për sulme të mundshme.

Javën e kaluar dy djem u arrestuan në pjesë të ndryshme të vendit me dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Leverkusen.

Dhe një 20-vjeçar irakian që mbërriti në Gjermani vitin e kaluar është në paraburgim me dyshimin se kishte planifikuar një sulm me thikë në një treg Krishtlindjesh në Hannover.

Kreu i inteligjencës së brendshme gjermane në shtetin lindor të Turingisë, Stephan Kramer, ka paralajmëruar për “potencialin e konsiderueshëm për rrezik” të paraqitur nga simpatizantët e Hamasit, jo vetëm për tregjet e Krishtlindjeve, por për ngjarjet kryesore sportive si Olimpiada e Parisit dhe Euro2024./O.S

Të fundit

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

A është e vërtetë që Hermann Göring kishte një vëlla “të mirë”?

Albert Göring, vëllai i udhëheqësit të fuqishëm nazist Hermann, ishte turpi i familjes: ai kundërshtoi regjimin dhe ndihmoi hebrenjtë falë mbiemrit të tij. Tabela që...

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, i cili do të duhet...

Lajme të tjera

Web TV