E marta vjen me reshje shiu? Si parashikohet moti për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që gjatë natës të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta dhe të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë dominonte, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë C deri në 9 gradë C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së martë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët por të ftohtë si pasoje e qarkullimit të masave të ftohta siberiane. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe shtim të lagështirës në ajër në të gjithë Maqedoninë e Veriut, duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara në zonat jugore të vendit.

Lexo edhe :  Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri – veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Baltikut si edhe pjesërisht Europën qendrore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere.

Ndërkohë; brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi do të paraqiten me vranësira, shira dhe mini stuhi të forta ere. Për sa i përket Skandinavisë, ishujve britanikë, gadishullit Iberik si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë./   S.M

Të fundit

Rrëzohet kërkesa e socialistëve, në Vlorë qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit...

Arsyet psikologjike pse disa gra tërhiqen nga personat problematikë

Burrat "shumë të këqij", si vrasësit serialë dhe kriminelët, mund të duken magjepsës kur i dëgjojmë në podkaste apo lexojmë për ta në libra....

Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, policia në vendngjarje

Dy persona kanë mbetur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë...

Sa shqiptarë kanë votuar deri në orën 17:00? KQZ publikon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Nisin hetimet për Flamur Nokën, SPAK merr materialet proceduriale kundër tij

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV