Entjan Nikualaj u ndoq për 3 orë nga vrasësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina tip BMW dyshohet se erdhi nga Fushë Kruja

Për rreth 3 orë dyshohet se e ndoqën vrasësit 40-vjeçarin Entjan Nikulaj përpara se ta ekzekutonin atë rreth orës 21:30 të së shtunës në aksin Lezhë-Shkodër.

Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor ka dalë gjatë analizimit të kamerave të sigurisë nga ku ka rezultuar se makina tip BMW e përdorur në vrasje ka ndjekur nga pas prej orës 18:30 të së shtunës viktimën.

Sakaq burime bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga autorët ka dyshime se ka ardhur nga zona e Fushë Krujës, dhe 3 orë përpara vrasjes, ka nisur ndjekjen e viktimës.

Ky i fundit dyshohet se është vëzhguar për të paktën 2 ditë deri në momentin e ekzekutimit.

Pavarësisht ekspozimit në shumë kamera sigurie të cilat tashmë janë duke u analizuar nga policia dhe Prokuroria e Lezhës, atentatorët, që dyshohet se ishin 3 persona janë treguar mjaft të kujdesshëm.

Duke ndjekur të gjithë kronologjinë e veprimeve të tyre, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që bëhet fjale për vrasës me pagesë./O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV