Pse miqtë janë kaq të rëndësishëm për lumturinë e një çifti?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia romantike funksionon më mirë nëse miqtë janë prezente në jetën tënde sepse e bëjnë lidhjen tënde më të bukur, merr këshilla nga një person i tretë, por edhe janë të pazëvendësueshëm në jetën e gjithsecilit.

Pse një njeri i vetëm s’mund të na plotësojë kurrsesi?

Ekzistojnë disa lloje vetmish dhe partneri përmbush vetëm njërën prej tyre. Ne përjetojmë dëshirën për t’u përfshirë në marrëdhënie intime, dëshirën për miq të mirë dhe dëshirën për të qenë pjesë e një grupi/komuniteti dhe për të punuar bashkë me ta. Mungesa e secilës prej tyre është një lloj vetmie, prandaj në shumë raste ju ndiheni vetëm edhe kur në krah keni dashurinë e jetës suaj.

E vërteta është se për t’u ndjerë të përmbushur kemi nevojë për një komunitet të tërë dhe për një lidhje romantike të shëndetshme, të gjithëve na duhet prezenca e shoqërisë.

Po pse janë kaq të rëndësishëm miqtë që romanca jonë të funksionojë?

Që ne të funksionojmë duhet të ndihemi të lidhur me njëri-tjetrin: kur jemi të shkëputur, sipas studimeve pasojat do t’i shohim tek cilësia e gjumit, shëndeti fizik dhe ai mendor.

Nëse ne mbështetemi vetëm tek një partner, atëherë shëndeti i asaj marrëdhënieje përcakton në mënyrë disproporcionale shëndetin tonë. Luhatjet normale në atë marrëdhënie, pra, mund të jenë shkatërruese. Për shembull, një studim zbuloi se njerëzit që duronin konfliktin martesor çlironin hormonet e stresit në një nivel jo të zakonshëm, me përjashtim të atyre që kishin raporte cilësore jashtë martese.

Kur ndihemi të shkëputur në një marrëdhënie, natyrshëm kërkojmë të ruajmë përkatësinë duke e kërkuar në një tjetër raport. Sipas ekspertëve, “ndjesitë që vijnë nga raportet shoqërore mund të kompesojnë luhatjet e ndjenjave apo problemet që vijnë nga lidhja romantike”.

Lexo edhe :  Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Të kesh miq të bën të qëndrueshëm ndaj stresit martesor, sepse marrëdhëniet tona të tjera na ndihmojnë të ruajmë homeostazën. Kur tregohemi emocionalisht të qëndrueshëm ndaj grindjeve me bashkëshortin, jo vetëm i sjellim përfitime vetes, por njëkohësisht bashkëshortit dhe raportit në çift.

Nëse miqtë i bëjnë të lumtur bashkëshortët tanë, lumturia e tyre do të jetë e dobishme edhe për ne. Thënë këtë, sa më shumë njerëzit ndërveprojnë me miqtë, aq më të ulta janë shanset për të përjetuar depresion, jo vetëm ata, por edhe partnerët e tyre./E.Ç

Të fundit

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Nga erdhën lekët për VIP-at? Donald Trump nis hetimet kundër Kamala Harris

Donald Trump njoftoi sot se dëshiron të nisë një "hetim të madh" mbi mbështetjen që ish-kundërshtarja e tij në garën presidenciale Kamala Harris mori...

Elyse dhe mediat franceze jehonë të madhe samitit të Komitetit Politik Europian në Tiranë

Nga Mentor Hoxha/ Francë Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt për herë të parë në Shqipëri më 16 maj 2026...

Lajme të tjera

Web TV