Digjet plotësisht banesa në Fier, shkak dyshohet të jete soba e drurëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka shkrumbuar totalisht banesën e 71-vjeçarit me iniciale I. M. në Fier

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë soba e drurëve.

Nga flakët ka pasur dëme materiale, por për fat të mirë jo në njerëz.

Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë aksidental nga soba e drurëve”, njofton policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV