Pse skenari i Berishës për trazira do të dështojë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

A mund të ndodhë kjo sot në Shqipëri, që vjetërsia historike të marrë armët? Kjo nuk ka mundësi të ndodhë, se është si një pamundësi absolute, por, nëse ndodh, Shqipëria do të lajë një herë e përgjithmonë duart me vjetërsinë historike dhe zhvillimi i saj, pas këtij çasti, do të jetë një progres gjigant me zhvillim të madh ekonomik.

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi.

Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe Sali Berisha që lëvrijnë me grupet e tyre. Njëri ka vdekur, dhe grupi i tij është pa motiv e pa mbështetje.

Kurse tjetri vijon luftën për të vjetrën që shqiptarët e kanë flakur para dhjetë vitesh, por ky  i flakuri  po ëndërron të destabilizojë Shqipërinë se ia kërkojnë pushtuesit historikë të territoreve shqiptare.

Në fakt, kjo është pamundësi historike, por çfarë ndodh?

II. Kur e vjetra historike kërkon të destabilizojë shoqërinë që ajo të krijojë mbijetesën e saj, koha e përbuz.

Kur e vjetra historike mendon se nuk ka vdekur si koshiencë njerëzore dhe del e shfaqet për një sukses të sajin, por me një veshje moderne, karikaturistët e talentuar krijojnë një vepër arti.

Kur e vjetra historike nuk do të largohet nga skena e teatrit politik, audienca largohet nga salla e teatrit me përbuzje.

Kur e vjetra historike qëndron se e ka shpresën tek ndonjë pushtues që kërkon prej shekujsh të hyjë në atë vend, e vjetra mund të rrokë edhe armët.

Nëse e vjetra historike vërtet rrok armët në një vend, i cili këtë vjetërsirë e ka përbuzur, shoqëria nuk shkon në regres, sepse, në këtë rast, asaj i jepet mundësia që të vjetrën ta shkulë përfundimisht e me gjithë rrënjë nga ai vend, dhe ta flakë në plehrat e historisë.

Lexo edhe :  Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

Pyetja është kjo:

A mund të ndodhë kjo sot në Shqipëri, që vjetërsia historike të marrë armët?

Kjo nuk ka mundësi të ndodhë, se është si një pamundësi absolute, por, nëse ndodh, Shqipëria do të lajë një herë e përgjithmonë duart me vjetërsinë historike dhe zhvillimi i saj, pas këtij çasti, do të jetë një progres gjigant me zhvillim të madh ekonomik.

Pse nuk ndodh dot që vjetërsia historike të marrë sot armët me ata pak laro që ka rreth vetes?

Sepse, Shqipëria është në NATO, dhe dihet që, në këtë rast, qeveria aktuale e Shqipërisë do të kërkonte ndihmën e NATO- s, domethënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe hordhitë e Beogradit brenda Shqipërisë do të fundoseshin me zhdukje, përfundimisht…/  S.M

Të fundit

Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

Një i ri 22-vjeçar është mbytur gjatë ditës së sotme në ujrat e lumit Mat, pranë zonës së Shkopetit...

Viktimat e luftës, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të...

36 ditë vrap për të prekur tokën shqiptare! Emigranti shqiptar: Ia dedikoj babait

Seb Ponari, shqiptari i cili prej vitesh jeton dhe punon në tokën angleze, arriti që të bënte realitet sfidën e tij të “çmendur”! Këtë...

Forcat e Izraelit godasin një avion iranian, po furnizohej me karburant në Mashhad

Zëdhënësi Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se Forcat Ajrore goditën një avion iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e qytetit Mashhad...

Rritet numri i viktimave! Trump kërcënon Teheranin

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të dielë pas një sulmi izraelit. Sipas mediave të huaja, një re...

Lajme të tjera

Web TV