VIDEO/ Juventus triumfon minimalisht ndaj Napolit dhe merr përkohësisht kreun e Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Serie A, Napolit në takimin e parë të javës së 15-të, duke marrë momentalisht edhe kreun e renditjes.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 1-0 në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat në pjesën e parë, megjithatë ajo u mbyll me porta të paprekura.

Ndërsa në minutën e 51’, pas një krosimi të topit në zonë nga Cambiaso, Gatti shënoi me kokë, duke zhbllokuar takimin dhe duke u dhënë avantazhin vendasve.

Nga ana tjetër pas një gafe të Szczesny në minutën e 70’, Politano kontrolloi topin dhe ia pasoi Osimhen-it, me këtë të fundit që gjeti rrugën drejt rrjetës me portë bosh, megjithatë ai gol nuk u quajt, pasi pozicioni ishte i parregullt.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Juventus që kryeson Serie A me 36 pikë, teksa Napoli renditet në vend të pestë me 24 pikë.

Të fundit

Analiza/ Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan...

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të...

‘Flakët e ferrit’, ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait!

Bota e futbollit është ende e tronditur pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës (28 vjeç), sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili humbi...

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë që nga marrja e pushtetit...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

Lajme të tjera

Web TV