Një kongres i pamëshirshëm për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Socialistët patën sot një Kongres programor të tyre, i cili është një ngjarje e pamëshirshme për të gjitha palët, përfshi dhe vet socialistët.
I pamëshirshëm dhe cinik pasi partia ka për kryetar një njeri që në Dhjetor të 90 vrapoi të ishte udhëheqës i ndryshimit politik në Shqipëri dhe pas 32 vitesh mban në të njëjtën datë Kongresin e ish Partisë së Punës në ditën që asaj ju tronditën themelet dhe u shkërmoq për një javë.
32 vite më pas, partia e drejtuar prej tij është organizata më e frikshme elektorale që ka pasur ndonjë herë historia e Shqipërisë, nën një organizim efecient elektoral, që mbajnë nën kontroll thuajse 800 mijë vota të elektoratit shqiptar të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm .
Në mandatin e tyre të tretë i vetmi debat është se sa mandate të tjera do të marrin dhe jo nëse bien apo jo nga pushteti pas dy vitesh.

Kongresi është i pamëshirshëm, në raport me kundërshtarët e copëtuar, degraduar dhe mbi të gjithë të bërë qesharak si një politikë pa perspektivë sic ishte Partia e Punës më 8 Dhjetor 1990.

Sot në vend të saj është opozita që atëherë rrëzoi ish komunistët dhe simboli i kësaj kalbje është Sali Berisha, njeriu që e rrëmbeu fitoren e demokracisë si pronë private dhe sot po shkon para gjyqit historisë dhe atij penal për gjithçka çfarë i ka vjedhur këtij vendi, historinë, demokracinë dhe paratë e shqiptarëve. Dhe po shkon familjarisht pasi të gjitha deshi ti bënte pronë të familjes së tij.

Kongresi është i pamëshirshëm dhe me vet socialistët të cilët tashmë shumë pak shpresa të bënë politikë në partinë e tyre por ka shumë shanse të bëjnë karrierë për gjithçka.

Lexo edhe :  Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Ata janë tani një parti që mban përgjegjësi për rritjen ekonomike të vendit, e cila në të vërtet ka thyer çdo rekord me një GDP vjetor 24 miliard euro, dyfishi i vitit 2013, me një buxhet vjetor 7.3 miliard euro nga 3.5 që e kanë gjetur dhe me një turizëm që ka thyer çdo parashikim me 10 milion turist në vit.

Socialistët tani nuk janë më parti politike por një trup qeverisëse, dhe vetmi debat që ata kanë është kur do të fusin Shqipërinë në BE, kur do të arrijë rogën mesatare të BE dhe a do të mund të ruajnë vendin udhëheqës ndër vendet e Ballkanit perëndimor që po anëtarësohen në BE.

Dhe kjo është një histori e pamëshirshme për të gjithë, kur mendon që më 8 Dhjetor ky debati u takon socialistëve ndërsa debati për mbijetesë politike u takon atyre që përmbysën komunizmin.

Arsyeja është e thjeshtë. Demokracia dhe tregu i lirë është një garë e hapur dhe nuk është një betejë që fitohet duke u përpjekur të marrësh monopolin polik të një partie dhe ta kthesh në pronë familjare. Opozitës shqiptare ja shkatërroi të ardhmen e saj Sali Berisha.

Dhe ky është një leksion i hidhur dhe për socialistët tani të pa rrezikuar nga asgjë, se një ditë mund ti humbasin të gjitha, nëse nuk e hapin lojën për të gjithë./  S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV