Ndryshime në qeveri? Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, ja çfarë pritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura do të diskutohet për disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim.

Në mbledhjen e deputetëve të PS mund të diskutohet edhe për çështjen e Arben Ahmetajt nëse do të ketë ose përjashtim të tij nga grupi parlamentar, i cili ndodhet në kërkim nga SPAK.

Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Projekt ligji për lojërat e fatit dhe ajo për shtetësinë që është kthyer nga Presidenti Begaj janë dy çështje të tjera që pritet të diskutohen në mbledhjen e grupit të PS./   S.M

Të fundit

Arratisja e një personi nga Komisariati, AMP pezullon 3 efektivë në Elbasan!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar tre efektivë nga detyra pasi një i arrestuar u arratis nga ambientet e policisë...

“Turizmi na vjedh bukën dhe të ardhmen”, spanjollët në protestë, lagin të huajt me ujë

Barcelona është tronditur sërish nga protestat masive kundër turizmit të tepruar, ku qindra banorë të zemëruar dolën në rrugë më 15 qershor, duke përdorur...

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi në shpellë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldren të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet se ka humbur...

“Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë”/ Balla ironizon ish-aleatin e Berishës

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu drejtua opozitës me ironi, duke thënë se ata kalojnë nga dështimi në dështim me...

Fushatë e egër kundër emigracionit/ 36 vende të tjera mund të hyjnë në listën e zezë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po konsideron të zgjerojë kufizimet në udhëtime, duke u ndaluar potencialisht hyrjen në SHBA, të shtetasve nga 36...

Lajme të tjera

Web TV