Xavi Hernandez i mahnitur nga Girona: “Ata po bëjnë një punë spektakolare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Girona nuk u ndal as përballë Barcelonës. Surpriza e këtij sezoni në La Liga, fitoi 2-4 derbin katalanas, duke siguruar për herë të parë në histori një sukses në fushën e kampionëve.

Triumfi i jashtëzakonshëm ka ngjitur Gironën të vetme në krye të renditjes me 41 pikë, dy më shumë se Reali i Madridit. Ndërkohë që diferenca me skuadrën e Xavit ka shkuar 7 pikë.

Ky i fundit, theksoi pas ndeshjes se skuadrës i mungoi saktësia dhe efikasiteti, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për ekipin kundërshtar, që zhvilloi një futboll fantastik dhe e meritoi fitoren.

“Pësuam një goditje të rëndë, sepse kishim shpresa të shkonim në një pikë pas Gironës dhe dy pikë pas Realit… Tani jemi 7 pikë larg kreut, pesë nga Reali dhe barazim me Atletico Madrid, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Ky është realiteti ynë. Kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër. Unë mbetem pozitiv, i besoj skuadrës, por u ndeshëm me një kundërshtar të jashtëzakonshëm. Sigurisht që nuk luajtëm keq, por humbëm. Detajet ndikuan.

Duhet të vazhdojmë të punojmë fort, nuk ka zgjidhje tjetër. U goditëm fort edhe vitin e kaluar, por në fund fituam dy trofe”, theksoi trajneri i Barcelonës. I cili e cilësoi Gironën si rivalin më të mirë me të cilin është përballur.

“Ata kanë shumë merita për çfarë po bëjnë. Po udhëheqin kampionatin dhe janë 7 pikë sipër nesh. Urime të sinqerta, bravo u qoftë. Trajneri Michel dhe lojtarët po zhvillojnë një punë spektakolare”, theksoi 43-vjeçari.

Të fundit

Sërish bllokime rrugësh në vend, ja cilat akse do të mbyllen përkohësisht

Ditën e nesërme, në qytetin e Belshit do të zhvillohet “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”, një aktivitet çiklistik me...

Brenda Dimonës: Bërthama sekrete e fuqisë nukleare të Izraelit

Edhe pse Izraeli e mban arsenalin e vet bërthamor të fshehur, ai po godet në mënyrë aktive objektiva të lidhura me Iranin, duke përmendur...

Marrëveshja për emigrantët/ Ngrihet Task-Forcë e përbashkët me Italinë

Këshilli i Ministrave në VKM e miratuara ditën e sotme, ka vendosur ngritjen e një Task Force në bashkëpunim me Republikën e Italisë. Ngirtja e...

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ndryshon pronësia e Stadiumit “Niko Dovana”

Me Vendim të Këshillit të Ministrave, pronësia e Stadiumit “Niko Dovana” ka ndryshuar. Sipas asaj që shkruhet në Fletoren Zyrtare, kemi të bëjmë me “Transferimin...

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Agasi

Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, sot në mëngjes kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO,...

Lajme të tjera

Web TV