10 profesionet me shanse të larta për të marrë një vizë pune italiane në 2024

Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë dhe vendi po mbështetet te punëtorët e huaj për të plotësuar vendet e lira të punës në të gjithë vendin.

Autoriteti Evropian i Punës (EURES) parashikon që profesionet më të kërkuara kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale, shkencën dhe teknologjinë, inxhinierinë dhe ndërtimin e mikpritjen, raporton SchengenVisaInfo.com. 

Vlerësohet se ndërmjet viteve 2023 dhe 2027, 34.3 për qind e kërkesës për punësim do të jetë për personelin me arsim të lartë (universitar ose formim profesional) dhe 48.1 për qind e profileve do të kërkojnë arsim të mesëm tekniko-profesional.

Nga kjo mungesë punëtorësh mund të përfitojnë të huajt që i përkasin ndonjë prej këtyre profesioneve dhe dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Itali.

Vakanca pritet të ketë në profesionet e mëposhtme gjatë viteteve 2023 dhe 2027: 

Mjekët
Infermierët
Fizioterapistët
Profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe social
Specialistë të matematikës dhe shkencave kompjuterike
Teknikët e TIK-ut
Inxhinierët
Teknikët e inxhinierisë
Punëtorët e aftë të ndërtimit
Stafi i restorantit

Së fundmi, Ministria e Brendshme e Italisë zbuloi se punëdhënësit italianë kanë depozituar tashmë rreth 608,000 para-aplikime për punëtorët jashtë BE- së përpara hapjes së lotarisë vjetore të vizave të punës.

Nga ana tjetër, kuota për punëtorët nga vendet jashtë BE-së u vendos në 136 mijë për vitin e ardhshëm./   S.M