Ngjarja në burgun e Peqinit, i burgosuri: Sokol Mjaçaj është paguar për të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përplasje e armatosur mes të burgosurve ka ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit.

Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, është konfliktuar me të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar nga një numër i brendshëm nga kabinat e telefonave të burgut gazetaren Anila Hoxha. Gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqen. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arben dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë.

Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”./O.S

Të fundit

“Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike...

Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

6 gusht 1994 – Vdekja e këngëtarit në moshën 66 vjeçare Nga Leonard Veizi Në horizontin e kaltër të viteve pesëdhjetë, kur Evropa ende mblidhte copat...

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Lajme të tjera

Web TV