Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje/ Mbyllet procesi i votimit në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse partia “SNS” e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, shihet si më e favorizuara për të fituar zgjedhjet, mbetet për tu parë nëse opozita e bashkuar, “Serbia kundër dhunë” ka arritur t’i prish balancat e pushtetit këtij të fundit.

Ka përfunduar procesi i votimit në Serbi, për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Të gjitha qendrat e votimeve janë mbyllur rreth orës 20:00 dhe pritet që së shpejti të bëhet dorëzimi i kutive në qendrat e numërimit.

Në njoftimin e fundit të KQZ-së serbe pak para mbylljes së procesit të votimit, u tha se rreth 55,9 për qind qytetarëve me të drejtë vote kishin votuar deri në orën 19:00. Megjithatë mediat serbe theksojnë se ka ende rradhë të gjata njerëziz që presin për të votuar.

Pak më vonë pritet që kryetari i Komisionit Zgjedhor të dal me të dhënat e sakta lidhur me pjesëmarrjen në këto zgjedhje të parakohshme. Gjithashtu pritet që së shpejti të nisë dhe numërimi i votave si dhe dalje e exit-polleve dhe projeksioneve të para.

Vlen të theksohet se procesi i votimit nuk ka qenë aspak i qetë, pasi janë raportuar dhjetëra parregullsi si dhe ka pasur akuza nga opozita për blerje votash. Në disa raste opozita ka publikuar dhe video të njerëzve që qëndronin para qendrave të votimit dhe që ju ofronin qytetarëve para në këmbim të votës.

Në një rast të denoncuar në Beograd për parregullsi, disa anëtarë të Republikës Srbska nuk lejuan vëzhguesit e KQZ-së të futen brenda qendrës së votimit. Këto zgjedhje janë vendimtare për orientimin e ardhshëm të Serbisë.

Ndërkohë pas mbylljes së qendrave të votimit, përfaqësuesi i SPN, Predrag Mirtoviç, në selinë e koalicionit “Serbia kundër dhunës” tha se ata besojnë në një fitore zgjedhore në kryeqytetin e Serbisë.

Lexo edhe :  Kush e shpiku ruletën ruse?

“Sa i përket Beogradit, ekziston çdo mundësi që koalicioni “Serbia kundër dhunës” të marrë drejtimin në Beograd”, u tha gazetarëve përfaqësuesi i SPN Predrag Mirtoviç.

Edhe pse partia “SNS” e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, shihet si më e favorizuara për të fituar zgjedhjet, mbetet për tu parë nëse opozita e bashkuar, “Serbia kundër dhunë” ka arritur t’i prish balancat e pushtetit këtij të fundit.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV