Vuçiç fiton me rezultat të thellë zgjedhjet e parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët pritet të kenë 2 deputetë në parlament

Partia Progresive e Aleksandër Vuçiçit triumfoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. Teksa mbeten më pak se 5% e votave për t’u numëruar dhe kur rezultati tashmë nuk ka thuajse asnjë mundësi për të ndryshuar, partia e Vuçiçit siguroi 7 deputetë më shumë në zgjedhjet e së Dielës, krahasuar me parlamentaret e vitit të kaluar. Me 127 deputetë që pritet të ketë në parlamentin e ri, progresivët e Vuçiçit mund të qeverisin të vetëm me 2 deputetë më shumë mbi shumicën e nevojshme.

Humbje e rëndë për aleatin e tij, ministrin e Jashtëm, socialistin Ivica Daçiç, një nga zërat më të ashpër kundër Kosovës, deputetët e të cilit gati u përgjysmuan krahasuar me zgjedhjet e 2022-shit duke rënë në 18. Daçiç paralajmëroi dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste pasi ishte i pakënaqur me rezultatin.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të drejtuar nga Shaip Kamberi, sipas mediave serbe pritet të kenë 2 deputetë, një më shumë se zgjedhjet e 2022-shit.

Grupimi opozitar “Serbia kundër dhunës” siguroi 65 mandate. Megjithatë, ish-presidenti pro-perëndimor Boris Tadiç akuzoi Vuçiçin për manipulim të rezultatit pasi sipas tij në zona të ndryshme të Serbisë, kryesisht në Beograd, janë regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme zgjedhës, sidomos serbë të veriut të Kosovës për të mbështetur Partinë Progresive./O.S

Të fundit

Klauzola vlen 15 ditë: ylli i Barcelonës “del në shitje” me kosto 65 mln euro

Nga data 1 korrik deri më 15 korrik, mbrojtësi Araujo mund të largohet nga Barcelona për "vetëm" 65 mln...

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV