“Medalje e Artë” për gjimnazistët ekselentë/Rama: Keni jetën përpara për të arritur majat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në ceremoninë e dhënies së çmimeve “Medalja e Artë” për studentët e ekselencës.

Ai u shpreh se kjo arritje është puna e tyre e çdo dite për të cilën duhet të ndjehen krenarë. Rama shtoi se të rinjtë e kanë jetën përpara për të arritur majat në çdo fushë.

“Në Burgajet të Matit apo të tjera pika të Shqipërisë ju mund t’i gjeni të gjitha justifikimet për të thënë që nuk ia vlen. Mos shko se është larg, mundi vlen të mësosh, nuk ia vlen të rrish në këtë vend sepse ky vend nuk bëhet dhe për dikë që gjendet në rrethana të vështira këto janë të kuptueshme, por as asnjëri nga ju nuk i kanë hyrë këtij shtegu, por i kanë hyrë një shtegu shumë e shumë më të vështirë.

Ja ku jeni këtu, ia keni dalë për vetën dhe pastaj për prindërit tuaj. Sepse juve nuk ka askush që ju ndalin. Majat ku keni vendosur t’i arrini në këtë fazë të jetës suaj ia keni arritur. “Medalja e Artë” është gjëja mëse e zakonshme që mund të çonit në shtëpinë tuaj, edhe sikurse kaq sipas meje mjafton që ju të ndiheni të përmbushur.

Ti bëni familjes një dhuratë si kjo që ju i bëni familjes është jashtëzakonshme prekëse është një motiv shumë i mjaftueshëm për të ju thënë se ju jeni heronj sepse nuk është në dhuratë e përgatitur për një kohë të shkurtër por për vite të tëra çdo ditë e çdo orë mësimi dhe respekte. Natyrisht që nuk është vetëm për prindërit tuaj por edhe për vendin tonë ju jeni prova.

Me sa më rezulton jam më i gjati unë sot përpara jush ndjehem më i shkurtër sepse vërtet unë kam  bërë atë timen për të ngjitur të përpjetën por ju kam zili sepse ju e keni të gjithë jetën përpara për të arritur majat”, tha kryeministri./O.S

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV