Nuk dha kodin e telefonit të tij/ Debat në gjyqin e Fredi Belerit për provat shkresore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e radhës e mbajtur të martën e 19 dhjetorit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Alfred Belerin ka përfunduar mes debateve për provat e reja shkresore të paraqitura.

Mësohet se këto prova janë kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të Belerit. Ata thuhet se kanë kërkuar pavlefshmëri për aktet e regjistruara.

Ndërkohë thuhet se Prokurorët pretendojnë se ka kundërshti të vetë Belerit në deklaratat e tij.

Sa i takon provave shkresore, avokatët deklarojnë se nuk është zbardhur asnëj koment tjetër veç atij të Arsen Ramës me Fredi Belerin.

Në seancë u tha se telefoni celular i Fredi Bejlerit nuk ishte këqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij.

Sipas prokuroreve nga këqyrja e telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, Spak kishte provuar komunikimet mes të dyve.

“Prokurorët kanë qenë seleksionues, thanë avokatët, pasi kanë zbardhur vetëm kontaktet e Arsen Ramës me Fredi Belerin dhe asnjë kontakt tjetër të ditës”.

Beleri kundërshtoi zbardhjen e bisedave.

“Mesa duket prokuroria nuk ka besim tek veshët tuaj, i tha Beleri gjykatës, ndaj i ka zbardhur vetë”, ndërkohë që vetë gjykata saktësoi se zbardhjen e procesverbaleve gjyqësore e bën vetë gjykata./E.T

Të fundit

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të maturës shtetërore atij të...

Parashikimi i motit për sot, 10 qershor 2025

Territori i Shqipërisë vijon të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta. Përgjatë orëve të paradites territori do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe...

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup, pas suksesit 2-00 ndaj Moldavisë. Në...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

Lajme të tjera

Web TV