‘Shqipëria refuzoi Britaninë, por jo Italinë’/ Si u arrit marrëveshja për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania “u zbraps” nga Italia në përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për emigrantët me Shqipërinë, si në stilin e Ruandës.

Në fillim të këtij viti, ministrat ringjallën idenë e një marrëveshjeje me Shqipërinë, sipas së cilës ajo do të pranonte emigrantët nga Britania e Madhe që kërkesat e tyre për azil të shqyrtoheshin në shtetin ballkanik.

Kështu shkruan Telegraph, në një artikull për këtë çështje. Por, sipas burimeve të medias prestigjoze, kjo ide u ftoh pas diskutimeve mes Foreign Office dhe ambasadës britanike në Tiranë.

Megjithatë, kjo marrëveshje u zbeh kur Roma zbuloi marrëveshjen e saj me Shqipërinë për të strehuar azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e Mesdheut të Italisë, teksa Italia shqyrton procedurat për azil.

Sipas një burimi të Telegraph, vetë Foreign Office u befasua pas këtij lajmi, edhe pse dihet që Italia ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë.

“Foreign Office u befasua kur ndodhi, megjithëse Italia ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë për arsye historike”, tha një burim.

Por, një tjetër burim zbuloi se mes mes Shqipërisë dhe Britanisë ishte diskutuar një marrëveshje për përpunimin e migrantëve në det të hapur, por që nuk vazhdoi më tej.

Sipas Telegraph, Britania zhvilloi bisedime me Shqipërinë në vitin 2021 për migrantët në det të hapur, por ato u rrëzuan pasi raporti u propozua në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasadori Qirjako Qirko tha se nuk do të pranonte kurrë hapjen e qendrave të tilla të përpunimit për emigrantët e paligjshëm.

Ndërsa në nëntor të këtij viti, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi marrëveshjen për ndërtimin e qendrave të paraburgimit në Shqipëri.

Në takimet trepalëshe me Melonin dhe Sunakun në fundjavë, Rama tha se disa vende të tjera evropiane kishin kërkuar një marrëveshje të ngjashme, por “ne thamë jo”, raporton britanikja, që citon më tej kryeministrin shqiptar Edi Rama, se “Italia ishte një rast i veçantë për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore midis dy vendeve”.

Lexo edhe :  Ekonomia e klikimeve: Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok?

“Por ne thamë jo. Është gjithmonë një nder të ndihmosh kur Italia na kërkon të japim një dorë dhe është një privilegj të konsiderohesh mik i veçantë i Italisë”, tha Rama.

Përpjekjet e Britanisë për të larguar fluturimet e dëbimit në Ruandë kanë nisur nga qershori i vitit 2022. Qeveria ka marrë në konsideratë dhe ka refuzuar territoret e Mbretërisë së Bashkuar si Ishujt Falkland dhe Ishulli Ascension, por kuptohet se ka zhvilluar bisedime me vende të tjera afrikane për mundësinë e marrëveshjeve të stilit të Ruandës.

Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, u tha deputetëve në fund të nëntorit se më shumë vende ishin rreshtuar për të ndjekur Ruandën në marrjen e azilkërkuesve nga Mbretëria e Bashkuar, nëse skema mund të funksionojë.

Një tjetër deputet, tha se nëse skema e Ruandës nuk funksionon, mund të ketë vende të tjera kandidate për këtë marrëveshje.

“Ai tha se kanë pasur diskutime me një numër vendesh të tjera për të bërë potencialisht skema të stilit të Ruandës, të cilat të gjitha presin të shohin se çfarë do të ndodhë me Ruandën. Nëse Ruanda del, mund të ketë disa vende të tjera kandidate në mënyrë që të mos jetë vetëm Ruanda,” tha një deputet që mori pjesë në takim./e.t

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV