Eksperti i ekonomisë bën paralajmërimin e fortë/ Nëse bien bankat, vendi shkon në kolaps

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur mbi sigurinë kibernetike të bankave, eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se gjëja më e rëndësishme është mosprekja e parave të qytetarëve. Soko vë në dukje se në rast se krijohet një panik, dhe njerëzit tërheqin depozitat, rënia e bankave çon në faliment të gjithë vendin.

I rëndësishëm është parandalimi. Nëse ndodhin njëherë mbaroi loja. AKCESK ka përgjegjësinë më të madhe për të siguruar qytetarët shqiptarë që kursimet e tyre janë të paprekura. Siguria e bankave gjithmonë është përdorur dhe duhet të përdoret forma më e larta e sigurisë, forma më konvencionale dhe aktuale e teknologjisë së përdorur. Më e rrezikshme akoma është tjetërsimi i parave pa dijeni fare. Flitet shumë pak për ketë gjënë. Jo vetëm AKCESK-u duhet të monitorojë bankat, por dikush duhet ta monitorojë AKCESK-un vet.

Ajo që unë shqetësohem, është mosprekja e substancës, lëndës, parasë. Ajo që unë i mëshoj fort është ruajtja e sigurisë së parasë, sepse ajo çedon gjithë sistemin. Imagjino çfarë ndodh nëse del një lajm, për një bankë ku na ndodhur një tjetërsim të llogarive, apo vjedhje parash. Nuk është problemi se humbën ca njerëz, por është paniku që krijohet. Banka të falimenton vendin. Nëse sistemi bankar çedon të falimenton. Nëse bien bankat, falimentove. Prandaj është shumë e rëndësishme siguria në këtë sektor. Implikimet sociale janë të tmerrshme. Imagjino të ndodh diçka, i ke të derdhur të gjithë qytetarët për të tërhequr depozitat. Duke vajtur njerëzit dhe duke mos gjetur lekë aty, sepse bankat si mbajnë lekët aty, ruhen në BSH. Jo të gjithë e kuptojnë procesin”./e.t

Të fundit

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte optimist për një marrëveshje paqeje...

Lajme të tjera

Web TV