Nuk është hera e parë që tezat e provimeve të Maturës publikohen para nisjes së provimit nga nxënësit.
Sot ndodhi përsëri. Teza e Ekonomisë, në ditën kur maturantët do të zhvillojnë provimet me zgjedhje, ka dalë 15 minuta para nisjes se testit.
Provimi i parë i Maturës, ai i Gjuhës së Huaj u publikua gjithashtu para nisjes zyrtare. Pavarësisht vendosjes së kamerave dhe rritjes së mbikëqyrjes nga ana e administratorëve, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të nxjerrin telefonin dhe të publikojnë në rrjet tezën e provimit. Situatë e njëjtë ishte dhe me provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Testi i tretë, ai i Matematikës, u publikua 20 minuta para gjithashtu.