Tejkalimi i vetmisë: 8 leksionet që na japin terapistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një moment të jetës, të gjithë jemi ndjerë të vetmuar pavarësisht nëse e kemi pranuar me zë të lartë ose jo. Ndjesia është sfiduese dhe ndikon në çdo aktivitet tonin, prandaj është e rëndësishme ta trajtojmë përballjen me vetminë në formë të shëndetshme.

Çfarë bëjnë (dhe na mësojnë) terapistët kur ndihen të vetmuar dhe se si mund ta bësh edhe ti:

Pranojnë atë që po ndjejnë
Nuk mund të mos ndihesh i vetmuar, nëse fillimisht s’e pranon çfarë ndjen. Duhet të kërkosh ndihmë pa menduar se sa i/e ndjeshëm/me dukesh. Vetëm duke e pranuar me veten dhe të tjerët, po bën hapin e parë për t’i rregulluar gjërat.

Kërkojnë për ndërveprim
Kërko të lidheni me njerëz në mënyra sa më reale dhe të vërteta. Bëj biseda të thella me të tjerët, qofshin ata edhe të panjohur. Kështu, do të njohësh njerëz të rinj dhe do të shijosh momente që prej kohësh nuk i jeton.

Luftojnë ndjesinë e vetmisë
Kur psikologët ndihen vetëm, përpiqen të rilidhen me veten. Shpesh ndjesia e vetmisë vjen sepse s’je mjaftueshëm i/e lidhur me veten siç duhet të jesh, prandaj merr gjithë kohën që të duhet për t’u kthyer si më parë.

Dalin jashtë për pak minuta
Kthehu te natyra! Merr pak kohë për të parë ç’po ndodh rreth teje dhe kupto që je pjesë e saj. Shëtitjet janë një mënyrë e mirë për ta mposhtuar vetminë.

Zbulo origjinën e këtyre ndjesive
Duhet të dish se ndjesitë nuk do të rrinë aty me ty përgjithmonë, janë thjesht një eksperiencë e përkohshme. Duke u kthyer te vetja do të mund të identifikosh nga të vjen kjo gjendje. Lidhet me të tashmen apo të shkuarën tënde? Kur ta zbulosh do të ndihesh më mirë dhe do ta kesh më të thjeshtë për ta menaxhuar.

Lexo edhe :  Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Mëso diçka të re
Një tjetër mënyrë është ta mbash mendjen të zënë me punë dhe gjëra interesante. Mëso diçka që të pëlqen dhe përkushtohu aty.

Kujdes me mënyrën si i flet vetes
Duke i folur vetes me pozitivitet do ta kesh më të thjeshtë të përballesh me vetminë. Tregohu i/e butë dhe largo idetë negative nga mendja. Ndjesia e vetmisë nuk do të zgjasë përgjithmonë, mos e harro këtë./E.Ç

Të fundit

Shqipëria në “rrethin e kuq” të Iranit, vjen një tjetër paralajmërim kundër nesh

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vendin tonë. Faqja e parë e cila ra...

Në PD pendohen për rinumërimin: KAS, institucion i panevojshëm

Në katër vendime të njëpasnjëshme dhe pa humbur kohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e Partinë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit...

Marc Marquez bën ligjin në Mugello, triumfon edhe në garën sprint

Në pistën italiane të Mugello u zhvillua sot gara sprint e radhës e botërorit të MotoGP. Një garë, që ashtu si të tjerat, u...

Carlo Bollino: Besueshmëria e Berishës u zgërlaq nën “trenin bullgar”

Editorial nga Carlo Bollino / Duhej të ndodhte herët a vonë dhe tani më në fund ndodhi. Pas 33 vitesh gënjeshtra të pandërprera, dhe...

Gjeti ish-gruan me bashkëjetuesin në shtëpi, u përleshën me grushte! Policia e arreston

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij, ka dhunuar ish-gruan, bashkëjetuesin e saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV