Drejt arrestimit/ Berisha njofton lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Rithemelimit ditën e shtunë, gjithmonë nëse Gjykata ende nuk ka marrë një vendim për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në arrest shtëpie ose arrest në burg.

Sa i përket riorganizimit të partisë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, u vendos krijimi i 4 rajoneve, që do të drejtohen nga 4 koordinatorë.

Po ashtu në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë të ftuar kreu i grupit parlamentar të PD-së , Gazment Bardhi si dhe deputetët të tjerë./e.t