Shkodër/Arrestohet 50 vjeçarja bullgare, pjesë e grupit kriminal që trafikonin emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Shkoder- Një 50 vjeçare e dyshuar si anëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin është arrestuar në Shkodër.

Në pranga ra shtetasja bullgare e identifikuar me inicialet I. T.(D.).

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve, informoi sot policia e Shkodrës.

Tre pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Arrestimi i saj u krye në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”/O.S

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV