Buxheti 2024 për kryeqytetin/ Veliaj: Tirana 10 herë më e pastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pak do të nisë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do të miratohen një sërë vendimesh të rëndësishme. Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Veliaj thekson se buxheti për vitin 2024 është 10 herë më i madh se ai që u gjet nga administrata e kaluar, për një Tiranë që është 10 herë më e pastër dhe ka 10 herë më shumë shkolla.

“Hej përshëndetje! Është mbledhja e fundit e vitit në këshillin bashkiak për buxhetin, një buxhet 10 herë më i madh se ai që gjetëm në vitin 2015, sepse edhe Tirana ka 10 herë më shumë nevoja, por është edhe 10 herë më e pastër, ka 10 herë më shumë shkolla, ka 10 herë më shumë aktivitete dhe jemi 10 herë më shumë krenarë për gjithë punët që duam të bëjmë në Tiranë. Në këtë buxhet ne duam që të kalojmë përfundimisht investimet në shkollat e “Astirit”, shkollat e Liqenit të Thatë edhe të Saukut, që kanë qenë dilema dhe gjyqe të prapambetura, që tashmë i kemi fituar dhe kemi të gjithë përgatitjen për të filluar punën. Ndërkohë që për herë të parë ne marrim grantin më të madh në historinë e Bashkisë së Tiranës, 31 milionë euro nga Bashkimi Europian, që bashkë me kredinë e KFW-së, do të transformojë transportin publik në Tiranë dhe do modernizojë të gjithë linjat e autobusëve duke filluar nga 3 të parët: Linja e Unazës, Linja Kombinat – Kinostudio dhe Linja e Tiranës së Re”, thekson Veliaj.

Në videomesazhin e tij, kryebashkiaku Veliaj deklaron se investimet do të vijojnë për të shtuar më shumë çerdhe e kopshte, ndërsa Tirana po përgatitet për të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.

Lexo edhe :  “5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore

“Në finale duam të shtojmë çerdhet, kopshtet dhe duam që këtë mandat të kapim dhe 1 milionë pemë të tjera duke filluar me mbjelljet që këtë vit, duke qenë se dhe koha është ideale për të mbjellë. Për të vazhduar pastaj me përfundimin e Parkut të Farkës dhe për t’u siguruar që Tirana është e përgatitur për të pritur B40 vitin tjetër, që do të jetë hapësira më e madhe e bashkive që mblidhen në Tiranë, koncepton ide në Tiranë, bashkëpunon në Tiranë dhe për t’u përgatitur për atë që është surpriza më e madhe në 2025-ën, Tirana është Kryeqyteti Europian i Mesdheut. Duam që ta presim me dinjitet, me infrastrukturë, edhe me shumë dashuri”, shprehet Veliaj./E.T

Të fundit

Zjarrfikësit të mbingarkuar, analiza e DW: Në Ballkan shpërthejnë zjarre

Prej disa ditësh pyjet në Evropën Juglindore janë përfshirë nga flakët dhe situata emergjente ende nuk ka mbaruar. Pak...

Maks Velo mungon, heshtja ndaj të shëmtuarës vazhdon…

Nga Shpëtim Luku Kryeministri Edi Rama ka marrë personalisht drejtimin e aksionit për lirimin e disa hapësirave publike në Tiranë e në qytete të tjera,...

Reformohet ligji për produktet jo-ushqimore, bëhet në përputhje me rregullat e BE-së!

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet Publike është publikuar projektligji për...

Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se çifti Meta-Kryemadhi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Gjatë intervistës në “Edicionin e Fundit” në ABC News, avokati tha se...

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në territorin e Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, falë reshjeve të shiut...

Lajme të tjera

Web TV